• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e Ramës në Athinë, ish-ambasadori Sokol Gjoka: Në kohën e duhur dhe në vendin e duhur

by A R
14/05/2024 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisja e turit të takimeve të Kryeministrit Edi Rama nga Athina dhe ngritja e disa prej çështjeve me interes të përbashkët dy palësh u bë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Kështu u shpreh ish-ambasadori dhe diplomati i lartë shqiptar, Sokol Gjoka, në studion e RTSH-24.

Sipas ish-ambasadorit, takimi i Ramës në Athinë, dhe mesazhi për çështjen çame ishte i qartë.

“Kjo çështje në takimet e karakterit politik , në takime dy paleshe, kjo çështje shtrohet gjerësisht dhe trajtohet deri në detaj dhe janë paraqitur opsione të ndrysmë për zgjidhjen e saj, por pala greke nuk ka arritur ta kapërcejë situatën,” tha ai.

Ndaj theksoi isha-ambasadori, se auditori ku ndodhej kryeministri Rama ishte vendi për të përcjell mesazhet e duhura për ata që kërkojnë ta dëgjojnë dhe për ata që kërkojnë të veprojnë.

Ish-Ambasadori dhe diplomati i lartë shqiptar, Sokol Gjoka , i cili ka mbyllur karrierën pas tre dekadash shërbim aktiv në diplomaci foli dhe për historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Në kohën kur shqiptarët i janë drejtuar vendit fqinjë për një jetesë më të mirë dhe për të ndihmuar ekonomitë e dy vendet si dhe për një jetesë më të mirë. Ishte një kohë e vështirë për të dy vendet dhe dihet që kontributet që ka dhënë populli dhe qeveria greke për mikpritjen fillimisht të shqiptarëve aty. Qeveritë shqiptare në mandatet e ndryshme i kanë shprehur falënderimet qeverive greke. Por gjithashtu dhe qytetarët tanë janë ndeshur me operacione “fshesa” duke shkelur të gjitha të drejtat të njeriut dhe konventat evropianë të OKB-së. Historia e shqiptarëve aty ka pasur ulje dhe ngritjen e veta në bazë të politikave që kanë ndjekur qeveritë e ndryshme,” shtoi ai.

Aktualisht shqiptarët në Greqi janë një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin dhe zhvillimin, jo vetëm për vendin fqinj por dhe për vendin tonë, që sikurse u shpreh ambasadori, “shqiptarët janë urë lidhëse ndërmjet vendeve tona në fushën politike, ekonomike, kulturore, etj”.

“Dhe populli grek këtë zhvillim që ka sot dhe që u fut në proceset e zhvillimit në strukturat europiane dhe në strukturat Euro-Atlantike e ka nisur si rrjedhojë e politikave emigruese. Ku në momente të vështira dhe populli grek iu drejtua botës duke u rikthyer me investime dhe politika zhvillimore”.

Ish-ambasadori theksoi nevojën e një impulsi të ri nga qeveria greke për të mbështetur perspektivën evropianë të Shqipërisë.

“Greqia është vend anëtar i BE-së për shumë vitesh dhe është një nga vendet që i jep inpulse proceseve integruese dhe në rajonin tonë. Natyrisht historia ka treguar që në raste të veçante është treguar dhe rafraktare duke ndjekur politika seleksionuese, apo dhe politika ndëshkuese. Këtë e kemi ndjerë dhe në raport me vendin tonë ku Greqia është bërë penguese.”

Sipas tij, “kjo nuk duhet të ndodh sepse politikat dy paleshë nuk duhet të ngatërrohet ne politikat integruese. Politikat integruese duhet ti bashkojnë popujt në bazë të standardeve të përbashkëta. Shqipëria ka bërë një evoluim të madh në këtë drejtim“.

/a.r

Next Post
Dikur drejtor i ARRSH nga radhët e LSI, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Dikur drejtor i ARRSH nga radhët e LSI, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com