Kukësi ka inuguaruar stadiumin e ri me një barazim pa gola me Laçin, në aktin e 30-të të kampionatit shqiptar. Në “Kukës Arena” u zhvillua një lojë “shahu”, me të skuadrat që patën gjithë kohës frikën e humbjes. 1 pikë për djemtë e Josës që u jep njëfarë stabiliteti të rënditur menjëherë pas Tiranës, ndërsa kundërshtarët e tyre janë një vend më poshtë dhe për Europën, do duhet të bëjnë gjithçka mirë në javët e mbetura të Abissnet Superiore.
Në fundin e fraksionit të parë, do ishte sërish ekipi i Longos më kërkues, por vetëm kaq, pasi në dhomat e zhveshjes të dyja skuadrat do shkonin me rrjeta të paprekura.
Një nga rastet më të mira të ndeshjes do vinte në minutën e 49-të. Ujka gjendet përballë Xhikës, por ky i fundit është i pakalueshëm.
Pas një ore lojë, Deliu lë tërësisht për të dëshiruar me një gjuajtje. Asnjë shqetësim për portierin e verilindorëve, që shoqëron me sy topin që del jashtë.
Në minutat e mbetura, vendasit dhe kurbinasit do qëndronin mirë në prapavijë, duke mos lënë shumë hapësira për kundërshtarët.
Minuta e 82-të do sillte dëmtimin e Puntus. Futbollisti pas një dueli ajror kërkon menjëherë zëvendësim, teksa barela e shoqëroi për jashtë fushës. Situata duket serioze në gjurin e këmbës së djathtë, teksa te stafi i ekipit pritës “kryqëzojnë gishtat” që mos të ndodhë më e keqja.
Laçi kështu është në vendin e dytë me 51 pikë. Kukësi, në krahun tjetër është e 3-ta me 46 pikë, 3 më shumë se Partizani i vendit të katërt.