Stuhi të forta ere kanë përfshirë brigjet e Vlorës.
Për pasojë ka pasur ndërprerje të energjisë në disa zona si si Orikum, Radhimë e deri në Llogora.
Probleme me energjinë raportohen edhe zona e Lumit të Vlorës dhe Selenicës.
Era e fortë ka dëmtuar edhe aksesorë baresh e restorantesh, veçanërisht në shëtitoren Lungomare.
Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe tragetin e linjës së Brindisit.
g.kosovari