Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të garojë për kryetar të PD.
Ai tha se Berishës nuk i intereson të jetë kreu i PD-së, pasi tashmë ai ka fituar betejën e të gjithë mëkatarëve të Tiranës të cilët sipas tij janë në ‘listë’ për tu shpallur non-grata.
‘Zotit Berisha nuk i intereson që të jetë kryetar i PD-së. Sali Berisha ka bërë ndoshta edhe ka fituar betejën e gjithë mëkatarëve të Tiranës, po mos kuptojmë këtë gjë, çfarë ndodh me PD-në do na duket si teatër absurd, por nuk ka sens demokrat. Ka shumë mëkatarë që kanë fatin e zotit Berisha të cilët janë non-grata për amerikanët, non-grata për shqiptarët. Zotit Berisha ju noterizua në 2021 non-grata nga SHBA, por ishte firmosur në 2013-n nga shqiptarët. Zoti Berisha u konsiderua non-grata nga shqiptarët si i papërshtatshëm për mos qeverisur më. Ka të tjerë politikanë, njerëz nga bota e medias dhe biznesit që konsiderohen non-grata’, deklaroi Vangjeli.
/a.r