Ervin Çokani, ish-drejtor i bankës në Bilisht, është arrestuar nga policia, pasi Gjykata e Shkallës së parë e kishte liruar me kusht. Ervin Çokani, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Korçë me 9 vite e 4 muaj burg për vjedhje. 45-vejçari u vodhi për rreth 10 vite 1 mln euro 25 klientëve.
‘Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht). Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.’- njofton policia.
Në 15 nëntor të vitit 2021 ai përfitoi lirimin me kusht me arsyetimin se ka qenë i padënuar më parë, ka plotësuar 3/4 e dënimit, ka pasur sjellje shembullore si dhe me qëllim punësimin për të shpërblyer dëmet e shkaktuara ndaj klientëve prej të cilëve ai përfitoi shumat e majme.
Por pas vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë me 15.03.2022 e cila ka vendosur lënien në fuqi të vendimit në datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë që e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda Ervin Cokoni është rikthyer në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin. Në vitin 2015 me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e bankës se nivelit te dyte pasi iu mori 26 klientëve shuma në vlerë rreth 945 mijë euro./m.j
Mirë t’u bëhet.Si vjen turp!