E gjithë bota mund të përballet me një krizë ushqimore për shkak të çmimeve në rritje dhe të korrave në rrezik për shkak të luftës në Ukrainë, ka thënë Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë në OKB.
Çmimet e ushqimeve ishin tashmë të larta për shkak të kushteve të paparashikueshme të motit që ndryshonin herë pas here duke dëmtuar të mbjellat, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe pandemisë COVID-19.
Tani me pushtimin e Ukrainës, zinxhiri ushqimor në botë mund të kthehet në katastrofë.
Eksportet janë të bllokuara, njerëzit nuk mund të punojnë tokën në Ukrainë dhe fermerët nuk mund të marrin furnizimet jetike që u nevojiten për të vazhduar ciklin e ushqimit.
Pra, cilat ushqime do të kenë ndikimin më të madh nga lufta në Ukrainë?
Buka, makaronat dhe drithërat
Gruri është përbërësi kryesor i këtyre ushqimeve të përditshme.
Pothuajse një e treta e grurit në botë furnizohet nga Rusia dhe Ukraina, e njohur si shporta e bukës së Evropës. Për momentin, gjetja e furnizuesve të ndryshëm do të thotë çmimet të rritura dhe kostoja e grurit tashmë ka arritur nivele rekord.
Mungesa ose rritja e kostos për grurin nënkuptojnë një ndikim në artikujt ushqimorë thelbësorë si buka, makaronat dhe drithërat.
Patate të skuqura dhe ushqime të tjera të skuqura
Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 70 deri në 80 për qind të eksporteve globale të vajit të lulediellit. Vetë luledielli është lulja kombëtare e Ukrainës.
BE importon rreth 200,000 ton vaj luledielli ukrainas çdo muaj.
Sezoni i mbjelljes është nga prilli në maj dhe me shumë konflikti do bëjë që të mos ketë vaj.
Supermarketet në Spanjë dhe Itali kanë filluar tashmë të racionojnë shitjen e vajit të lulediellit pasi pushtimi i Ukrainës solli panik tek konsumatorët. Por nuk janë vetëm konsumatorët që e blejnë atë për ta përdorur vetë. Vaji i lulediellit përdoret shpesh për të bërë ushqime të skuqura si patate të skuqura, të cilat mund t’i bëjnë kompanitë të rrisin çmimet.
Mishi
Misri është një tjetër produkt ushqimor kryesor që rritet zakonisht në Ukrainë dhe Rusi.
Misri gjithashtu ka shumë përdorime dhe ai mund të ketë një ndikim në prodhimin e mishit, pasi përdoret si ushqim për kafshët në shumë vende të botës dhe rritja e çmimeve mund të nënkuptojë rritje të kostos së mishit. /Panorama/
/b.h