• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përtej rritjes së çmimeve, ja ushqimet që do të ndikohen nga lufta në Ukrainë dhe do të jenë mungesë

by
16/03/2022 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjithë bota mund të përballet me një krizë ushqimore për shkak të çmimeve në rritje dhe të korrave në rrezik për shkak të luftës në Ukrainë, ka thënë Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë në OKB.

Çmimet e ushqimeve ishin tashmë të larta për shkak të kushteve të paparashikueshme të motit që ndryshonin herë pas here duke dëmtuar të mbjellat, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike dhe pandemisë COVID-19.

Tani me pushtimin e Ukrainës, zinxhiri ushqimor në botë mund të kthehet në katastrofë.

Eksportet janë të bllokuara, njerëzit nuk mund të punojnë tokën në Ukrainë dhe fermerët nuk mund të marrin furnizimet jetike që u nevojiten për të vazhduar ciklin e ushqimit.

Pra, cilat ushqime do të kenë ndikimin më të madh nga lufta në Ukrainë?

Buka, makaronat dhe drithërat

Gruri është përbërësi kryesor i këtyre ushqimeve të përditshme.

Pothuajse një e treta e grurit në botë furnizohet nga Rusia dhe Ukraina, e njohur si shporta e bukës së Evropës. Për momentin, gjetja e furnizuesve të ndryshëm do të thotë çmimet të rritura dhe kostoja e grurit tashmë ka arritur nivele rekord.

Mungesa ose rritja e kostos për grurin nënkuptojnë një ndikim në artikujt ushqimorë thelbësorë si buka, makaronat dhe drithërat.

Patate të skuqura dhe ushqime të tjera të skuqura

Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 70 deri në 80 për qind të eksporteve globale të vajit të lulediellit. Vetë luledielli është lulja kombëtare e Ukrainës.

BE importon rreth 200,000 ton vaj luledielli ukrainas çdo muaj.

Sezoni i mbjelljes është nga prilli në maj dhe me shumë konflikti do bëjë që të mos ketë vaj.

Supermarketet në Spanjë dhe Itali kanë filluar tashmë të racionojnë shitjen e vajit të lulediellit pasi pushtimi i Ukrainës solli panik tek konsumatorët. Por nuk janë vetëm konsumatorët që e blejnë atë për ta përdorur vetë. Vaji i lulediellit përdoret shpesh për të bërë ushqime të skuqura si patate të skuqura, të cilat mund t’i bëjnë kompanitë të rrisin çmimet.

Mishi

Misri është një tjetër produkt ushqimor kryesor që rritet zakonisht në Ukrainë dhe Rusi.

Misri gjithashtu ka shumë përdorime dhe ai mund të ketë një ndikim në prodhimin e mishit, pasi përdoret si ushqim për kafshët në shumë vende të botës dhe rritja e çmimeve mund të nënkuptojë rritje të kostos së mishit. /Panorama/

/b.h

Next Post
Ku po ndodh lufta? Forcat ruse synojnë të krijojnë “unazë” në Lindje. Kjo është harta e konfliktit

Ku po ndodh lufta? Forcat ruse synojnë të krijojnë “unazë” në Lindje. Kjo është harta e konfliktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In