Nga Pajtim Bello
(Të vejë haku tek i zoti!..)
Rezultati i zgjedhjeve vendore të 6 Marsit është kthyer në një armë asgjësuese në duart e nje klani të politik dhe apolitik, i cili kërkon me çdo kusht të rrëmbejë timonin e Partisë Demokratike (PD). Krah këtij klani janë rrjeshtuar media dhe shumë analistë që rezultatin, me apo edhe pa qëllim, e lexojnë bardh e zi. Ajo që të bie në sy është apmlifikimi i “fitores” të Sali Berishës ndaj PD; kupto ndaj Lulzim Bashës! Në kushtet që u zhvilluan këto zgjedhje nuk ka vend të flitet që PD mund të fitontee ndaj PS ; as Shtëpia e Lirisë që fitoi në Shkodër. Mjerisht analistët i janë vërsulur Lulzim Bashës me çomage, ku të dhëmb e ku të ther dhe presin që ai të bjerë për tokë nga ora në orë.
Nuk e kuptoj përse nuk bëhet asnjë analizë por thuhet thjesht që Saliu e mundi keqaz Lulzimin. Këta dashakeqës qëllimisht votat që ka marrë Shtëpia e Lirisë i quajnë vota për Sali Berishën. Për të arritur në një konkluzion të drejtë duhet bërë një analizë në planin më të thjeshtë. Së pari në betejën mes PD dhe Foltores duhet të pranojmë se Lulzim Basha kishte përballë dy ish Kryeministra dy deri tre herë të ricikluar, një ish President dhe një President. Më tej ishin një shpurë deputetësh, ish ministrash, ish kryetarë të njësive vendore apo kryetar veprues ne Shkodër dhe ish ushtria e nëpunsve në nivel qendror e lokal të cilët kanë lidhur interesat e ngushta me Sali Berishën, me LSI, Partinë Republikane etj parti aleate të Brenda ShL (të deklaruara mbi apo nën rrogoz!). Një front shumë i vështirë me udhëheqës e gladiator e falanga që vetëm kur i rendit të rrenqethet mishi.
E megjithatë Lulzimi dhe mbështetësit e tij guxuan dhe u përballën; kjo për arsye parimore të larta në ineteres të PD dhe të demokracisë në Shqipëri. Nëse do të ballafaqojmë rezultatet zgjedhore vendore (21 qershor 2015 dhe 6 Marsi 2022) nuk do të nxitonim të glorifikonim fitoren historike të Sali Berishës nda Lulzim Bashës Fitoi Sh L por jo personalisht Saliu. Në 21 Qershor 2015 partitë që kanë votuar në këtë bashkim, në 6(gjashtë) bashkitë kanë marrë një numur të konsideruashëm votash. LSI, PR, PBK dhe disa të tjera kanë marrë së bashku 79610 vota partie përkundrejt 156569 votave që kanë marrë PD, LSI dhe gjithë aleatët e djathtë në ato zgjedhje, ku shquhet rezultati domethënës i LSI.
Nëse iu referohemi rezultateve për seicilën bashki, duke marrë në kosideratë edhe rënien e pjesmarries në votim në 2022 karahasuar me 2015, mund të gjejmë edhe koeficientë korrektues të rezultatit të ShL, duke ndarë veçmas votat që maksimalisht i “meriton” Sali Berisha me mbështetësit e tij nga ato të LSI, PR etj..
Konkretisht këta koeficientë për seicilën bashki janë: Vorë 0.3, Shkodër 0.395, Dibër 0.545, Durrës 0.595, Rrogozhinë 0,6 dhe Lushnjë 0,45. Mbas një korrektimi do të kemi këto rezultate ballafaquese mes Saliut dhe Lulzimit: Në Shkodër Saliu 12175 vota dhe Lulzimi 7749 vota; në Dibër Saliu 2238 vota dhe Lulzimi 4437 vota; në Lushnjë Saliu 6181vota dhe Lulzimi 3809 vota; në Durrës Saliu 7951 vota dhe Lulzimi 7937 vota; në Rrogozhinë Saliu 620 vota dhe Lulzimi 1996 vota; në Vorë Saliu 1301 vota dhe Lulzimi 764 vota.
Në total Saliu ka 30446 vota kurse Lulzim Basha 26692 vota. Nëse kemi parsysh që: deri 6 Mars 2022 PD e ka drejtuar Sali Berisha, Sali Berisha ka qenë dy herë kryeministër dhe një herë president, disa figura të spikatura të PD si Voltana Ademi, Ilir Bano dhe ndonjë tjetër të cilët i dhanë mbështetje domethënëse Saliut; mund të themi se Saliu është humbës para Lulzim Bashës. E pra le të vejë haku tek i zoti. Ata që dhanë dorëheqjen nga postet drejtuese në PD duket se nuk kanë njohur realitetin dhe kot i kanë pas zënë ato poste.
Të tillët zor se bëhen politikanë, tërhiqen nga fronti pa e shkrepur apo pa marrw ndonjë “plagë” të lehtë! Demokratët kanë shansin të rigrupohen në PD nën flamurin e PD. Çdo rigrupim tjetër është fatalist, do të çojë PD në humbjen e vërtetë. Pse nuk fiton PD duhet bërë një analizë e guximshme. A munden ta bëjnë këta politikanë që struken nën çadrën e Sali Berishës?! Kurrën e kurrës!