Pak orë pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 6 marsit, duket se shumica e deputetëve që ishin në krah të tij po i kërkojnë kreut të PD Lulzim Basha dorëheqjen. Një prej tyre duket se është edhe Grida Duma.
Diskutimet
Grida Duma: Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam yne nje pyetje per ty: A ndjen ti kryetar pergjegjesi morale personale per kete humbje?! Lideri ne nje parti politike eshte 90 % dhe numrat dy tre apo 27 cfaredo te bejne nuk e zevendesojne dot as permiresojne dot liderin. Degjova qe e niset fjalen tuaj kryetar duke thene ose me mua ose ketu do tju vije Sali Berisha. Sali Berisha duke dashur tju munde ju, mundi Partine Demokratike. Kjo gare u be PD kunder PD dhe kjo nuk eshte ne asnje moment e pranueshme me. Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troc: Ka dy pyetje te mundshme qe mund te na besh e para: – ju lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ. Pyetja tjeter eshte:Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete partine demokratike.Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?
Ne kete gare per shkak te luftes midis sali berishes dhe jush humbi partia demokratike. Ne kete beteje ne beme gjithcka te mos e benim betejen bersha kunder bashes por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu “o te jem une ose ketu do jete sali berisha” pra o une o askush nuk mundet. Cka do te thote qe kulti i individit që po luftojme eshte eddue me i rrenjosur
Selaudin Jakupllari: Z.Basha duhet te punojme per bashkim. Duhet te reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet te bashkojme bazen!
Eralda Taso Bane: Duhet te bashkohemi sepse strukturat treguan qe jane jofunksionale. Ne ju kemi mbeshtetur ne gjithcka kryetar, por eshte monenti qe duhet te sakrifikosh.
Ramadan Lika: Z.Basha une ste kam kerkuar kurre gje dhe te kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati te dorezoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua qe skena humb, si nuk kena humb ne jemi shkaterru. S’duhet te dalim pa vendim qe ketu.
Kasem Mahmutaj: Duhet nje gare e hapur, te gjejme kush e bashkon nepermjet zgjedhjeve! Ne mund te flasim gjithe naten por ketij debati zgjidhje i jep vota!
/b.h