E rëndë në Devoll/ Kryeplaku gjen të vdekura nuse dhe vjehrrë, ja dyshimet e para!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll ku kanë humbur jetën 2 gra. Policia bën me dije se rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se viktimat janë nuse dhe vjehrre dhe jetonin te dyja se ishin te veja.

Dyshohet se ne banesën e tyre autori ka hyre për te vjedhur dhe me pas është përleshur e ka dhunuar për vdekje gratë.

Informacion paraprak

Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com