Nga Pajtim Bello
Lufta heroike e popullit ukrainas aq sa është një kambanë zgjimi për popujt është edhe një pasqyrë ku duhet të qëndrojë çdo popull. Kjo që të ballafaqohet me historinë e vet, të Reflektojë e të gjejë forcë të pranojë të turpshmen dhe të lavdishmen. Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte dhe mbetet komandanti legjendar që ngriu hordhitë e Perandorisë Osmane para dyerve të Europës Perëndimore. Por në ditët e sotme nuk kanë munguar ksalemxhinj që Gjergjin ta quajnë serb e grek dhe mjerisht të tillët kanë gjetur dritare në tregun mediatik për të helmuar brezin e ri. Më 14 Nëntor 1909 u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe. Ishte një ngjarje epokale nga njerëz që bëjnë epokë. Në vend që të nderojmë veprën dhe emrin e atyre viganëve sot po gëlojnë ide përçarëse për llogari të krahinalzmave! Ismail Qemali dhe burrat e kombit rreth tij shpallën Pavarsinë e Shqipërisë në 28 nentor 1912 në një kohë shumë kritike kur Shqipëri sa bëhej ose shuhej!
Në ditët e sotme dëgjojmë “patriotë” kalemxhinj të cilët duan ta zhbëjnë atdheatrizmin e Ismali Qemalit! Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria u rreshtua me Bllokun fitues. Partizanët shkruan një epope të lavdishme, ata bënë që Shqipëria të mos shuhej nga harta e shteteve. Por pas vitit 1990 janë mobilizuar individë, parti e taborrë për ta ksebërë që nga themeli Epopenë e Luftës Nac-Çl. Nuk lanë gurë e shkurre pa gjurmuar e pa lëvizur që të rrëzojnë nga piedestali gjakun e 28 mijë dëshmorëve. Kronologjikisht rendita ngjarje, kam lënë jasht aradhës edhe ngjarje të tjera sepse shqiptarët e kanë treguar vehten sa herë që iua ka kërkuar historia.
Por nën dritën e sulmit që Rusia ndërmori ndaj Ukrainës do të sjell në vëmendje denoncimin dhe përzënien e forcave ushtarake të Traktatit të Varshavës nga Baza e Pashalimantit dhe tërë Shqiëpria në gjysmën e parë të viti 1961 (në 6 Qershor 1961 në Bazën Detare të Pashalimanit nuk kishte mbetur asnjë këmbë ushtari rus!). Kjo ngjarje është mbuluar me heshtje dhe me baltë; disa e thonë me ironi: “hodhën” rusin në det! Vërtet se në ato vite udhëhiqte PPSH dhe Enver Hoxha.
Për disa shqiptarë, edhe me të drejtë, kujtesa e tyre sjell gjendje alergjie e alivanie. Por a është kjo një arsye apo argument që ai akt i lartë e patriotik të varroset në rrënojat e kohës?! Si dhe pse arriti udhëheqja e asaj kohe të përzinte Rusinë e viteve 1958-1961 e cila ishte ku e ku më e fortë se Rusia e sotme? Ishte veprim i kalkuluar apo një aventurë spontane? Shqipëria a kishte aleatë në këtë prag lufte me Rusinë apo ajo hyri në pyll pa sëpatë?! Ai vendim e veprim a pati rëndësi gjeostrategjike për momentin e për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës; akoma më tej të Rajonit dhe të Europës?! A solli ai veprim një ribalancim territorial të dy pakteve NATO-Traktati i Varshavës?! Me humbjen e Pasha Limanit, Traktati i Varshavës humbi skajin më perëndimor të territorit strategjik.
Parë me zhvillimet për Pavarsinë e Kosovës dhe luftën e sotme në Ukrainë, ajo lëvizje strategjike duhet të vlerësohet drejt. Historianët të mos dëgjojnë disa kalemxhinj që gjoja na hiqen si patriotë apo antikomunsitë por të hapin arkivat e kohës ku nuk mungojnë dokumentet. Për gjithë sa thashë më sipër, ndjesë nëse dikush lëndohet, por është mirë që historinë tonë ta shohim më ballazi. Historianët të bëjnë rivlerësime bazuar mbi kriteret e shkencës historike. Të mos nisen nga motive të krahinalizmit, nga këndvështrime ideologjike, nga glorifikimi apo “syrgjynosja” e figurave të caktuara. Çështja kombëtare është mbi gjithçka. Ngjarje pas ngjarjeje, të krenohemi për atë që na bën të mbajmë kokën lart dhe të turpërohemi për atë që na bën të rrimë kokë ulur.