Këshilltari presidencial ukrainas jep shifra komplet ndryshe sa i përket trupave ruse të vrarë në Ukrainë. Sipas tij, janë më shumë se 7 mijë trupa që kanë mbetur të vrarë, ndërsa me qindra ushtarë rusë, përfshirë oficerë të lartë, janë kapur rob.
Oleksiy Arestovich në një dalje për mediat vendase tha gjithashtu se një komandant i ushtrisë ruse ishte dërguar në Bjellorusi, pasi kishte mbetur i plagosur rëndë.
Vlen për t’u theksuar se Rusia raportoi një numër totalisht tjetër për numrin e ushtarëve të saj që kanë vdekur në luftime. Në raportimin e saj të fundit, Ministria e Mbrojtjes tha se ishin 498 trupa të vdekur gjatë ofensivës.
Ndërkohë, Ukraina thotë se deri më tani janë 2 mijë civilët e vrarë.
/a.r