Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku në zonat malore dhe të ulëta do të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash por nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Ndërsa vija bregdetare do të jetë kryesisht në dominimin e kthjellimeve për gjatë gjithë ditës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht rajoni i Ballkanit dhe Europa Qëndrore do të paraqitet me vranësira të shpeshta te cilat do të sjellin reshje. Po ashtu dhe Britania e madhe do të jetë me reshje të dendura shiu. Ndërsa me reshje dëbore mbeten prej disa ditësh Skandinavia dhe Lindja e kontinentit. Por me kthjellime do të jetë Gadishulli Iberik.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, më të dukshme vranësirat do të jenë në pjesën e parë të ditës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës kthjellimet do të theksohen më shum në Kosovë
Maqedonia e Veriut
Territori i MV në orët e para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëdimore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat të dobësohen, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.
g.kosovari