Bernard Berisha është larguar nga Skënderbeu për të luajtur me skuadrën ruse Anzhi Mahaçkalla. Sulmuesi i krahut ka qenë i kërkuar nga disa klube perëndimore, por zgjodhi të shkonte në Rusi. Ai ka firmosur kontratën që e lidh me klubin rus për tre vjet e gjysmë.
Lajmi është bërë i ditur nga llogaria e klubit në Twitter.