Automjeti tip Dodge i shtetasit Halil Teqa është gjetur i shkrumbur. Lajmi bëhet i ditur nga policia ndërsa dyshimet lidhen me një zjarrvënie të qëllimshme.
Teqa mësohet të jetë punonjës i Kadastrës, ndërsa policia po heton për autorët e mundshëm. Makina tip Dodge me targa AA 381 GG është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm.