Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, aty ku debatoi ashpër me gazetarët. Kryemadhi tha se në partitë shqiptare nuk ka demokraci, duke shkaktuar një debat të fortë me Ylli Rakipin, që tha se një gjë e tillë ndodh edhe në LSI.
DEBATI:
Ylli Rakipi: Po pse keni ju demokraci? Ikën burri dhe lë grua kryetare partie… Demokraci është kjo?
Monika Kryemadhi: Midis meje dhe Ilir Metës, ti diskuton karrierën time politike, që nuk e meritoj unë? Ti kërkon të më intimidosh. Unë kam hyrë në PS përpara të gjithëve. Mos më konsidero mua burrë dhe grua… Unë e kam për nder që jam gruaja e Ilir Metës.
Ylli Rakipi: Ju partitë i keni pronë.
Monika Kryemadhi: Pse ju emisionin “Të Paekspozuarit” e keni pronë?
Ylli Rakipi: Po e kam të regjistruar.
Monika Kryemadhi: Po ju jeni producenti por frekuencat janë të publikut.
Ylli Rakipi: Po patjetër, ndaj po ndeshemi ne të dy. Unë jam gazetar, ti politikane.
Monika Kryemadhi: Ti më bullizove mua, më more erëzin.
Ylli Rakipi: Jo moj, ti ke më shumë kontribute se Meta në LSI.
g.kosovari