Një mjek është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pas vdekjes së fëmijës 3 vjeç në spital.
Policia bën me dije se shtetasi i proceduar penalisht është Gentian Alla, 47 vjeç, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan. Kujtojmë se një ditë më parë është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u procedua penalisht për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, shtetasi G. A., 47 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë mjek në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi ditën e djeshme është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën, një shtetase e mitur 3 vjeçe, e cila pas disa orësh dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të neglizhencës në trajtimin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fëmija është dërguar një ditë më parë me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit e cila është futur në oksigjen nga mjekët por fatkeqësisht ka humbur jetën.
Ndërkohë për mediat babai i të miturës ka thënë se vajza kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.
g.kosovari