Lidhur me evazionin në tregun e pagave, ministrja e financave Delina Ibrahimaj tha në “Vizion Plus” se nuk do të ketë paga referencë për të luftuar këtë fenomen. Sipas saj, aplikimi i kësaj metode, vite më parë, ka qenë një praktikë antikushtetuese.
“Ne nuk kemi si synim të rëndojmë bizneset, ndaj dhe fillimisht kemi nisur me dërgimin e letrave të personalizuara, për mbi 10 mijë prej tyre, ku janë vërejtuar deklarime pagash minimale. Nuk do të aplikojmë paga referencë, por do të shohim mesataret e tregut për profesione të caktuara, për të parë nëse paga është e nëndeklaruar apo jo”, u shpreh Ibrahimaj në emisionin E-ZONË.
Sipas ministres, lufta ndaj evazionit është edhe një nga objektivat e Ministrisë gjatë këtij viti, ndaj dhe monitorimi i tregut të pagave do të jetë në vijimësi.
/a.r