Qarkullimi i variantit të ri të Covid, “Omicron”, por edhe mosrespektimi i masave kanë sjellë shifrat rekord të ditëve të fundit në vendin tonë.
Në konferencën e sotme për mediat, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për respektimin e masave. Sipas saj kontrollet nga ministria nuk sjellin rezultatin e duhur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që t’u kërkojnë llogari personave pranë tyre që nuk mbajnë maskën dhe shkelin rregullat.
“Nga fund gushti janë kryer 16 mijë inspektime dhe janë marrë masa administrative. Moszbatimi i masave nuk ka të bëjë vetëm me kontrollin, por me ndërgjegjësimin e qytetarëve. Edhe ne kur shkojmë në lokale edhe kur i shikoni në video duhet edhe një reagim publik pse nuk zbatohen masat.
Kur hipin në autobus thonë që nuk zbatohen masat, duhet që vetë ti thotë, ‘t’i që ke hipur në autobus me mua ku e ke maskën’. Kjo duhet të jetë një kulturë e përgjithshme e të gjithë komunitetit. Kontrollet po intensifikohen”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, ndonëse dy javët e fundit janë shënuar shifra rekord infektimesh, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që të mos ndryshojë masat.
g.kosovari