• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha, Berisha dhe një President francez që s’e donte askush

by Skënder Minxhozi
13/01/2022 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në tetë janar u sulmua selia e Partisë Demokratike. Me të gjitha mjetet e arsenalit të një proteste të dhunshme, si ato që Shqipëria ka njohur jo rrallë në dekadat e fundit. Sali Berisha dështoi në këtë aventurë të dhunshme jo vetëm sepse Lulzim Basha kishte zgjedhur dyer të forta dhe xhama të trashë dritaresh, por sepse në thelb Doktori u braktis nga ata që kujtonte se i kishte me vete. Një mijë veta janë shumë pak për të marrë një seli me histori 30 vjeçare, disa mandate qeverisëse, e plot foto presidentësh e kryeministrash në muret e saj.

Tani të gjithë brenda Foltores e kanë të qartë se nuk do të ketë pushtim të SHQUP-it. Vula dhe selia mbetën në duart e atyre që duan largimin e Berishës nga PD dhe këtij të fundit i mbetet të kërkojë një godinë dhe një emër të ri për partinë private që do ta përdorë si strehë kundër amerikanëve.

Berisha dhe të tjerët vijojnë të kapen fort pas idesë se Lulzim Bashën nuk e do askush, se ai është pakicë dhe për pasojë duhet të hapë krahun. Janë kaq të bindur në këtë ide sa bëjnë sikur harrojnë se ishin po këta persona, së bashku me Berishën në krye, që certifikuan me heshtje apo me duartrokitje rizgjedhjen qesharake të Bashës me 41 mijë vota në krye të partisë, pas humbjes së katërt elektorale.

Megjithëse në thelb kjo është e shkuara, në rrafshin kronologjik të ngjarjeve, e tashmja ka të bëjë në një masë të madhe me atë që ndodhi gjatë verës së vitit 2021. Kushdo brenda Foltores mund t’i përplasë sot në fytyrë Lulzim Bashës Kuvendin e 10 dhjetorit në stadium, ashtu si dhe referendumin e një jave më pas, kur Berisha e shkarkoi me një votim të organizuar nëpër lokale e kafene fshati. E vërteta është gjithsesi e ndryshme dhe gjendet mes rreshtave të procedurës.

Askush në PD dhe rreth saj nuk është në gjendje të thotë se proceset e nismat statutore që kanë vënë në lëvizje dy kampet pas shtatorit, kanë një farë integriteti dhe meritojnë të merren si të paanshme dhe si pika reference për atë që ka ndodhur. As 4220 formularët e zyrës së Edi Palokës nuk u verifikuan nga palë të treta, as dy kongreset e Air Albania dhe të Pallatit të Kongreseve me votimet dhe ngritjet e duarve si në mitingje, nuk u verifikuan sa të sakta ishin. Edhe referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD nuk u zhvillua në kushtet e pranisë, kontrollit dhe certifikimit të një pale të paanshme. Berisha dhe Basha vetë kanë propozuar, vetë kanë votuar, vetë kanë vulosur. Kjo është e vërteta e asaj që ka ndodhur me nismat politike të katër muajve të fundit në Partinë Demokratike dhe në Foltore.

Sot demokratët kanë vetëm një rezultat formalisht të pranuar nga të dyja palët: rizgjedhjen e Bashës kryetar në qershor. Sado ironik dhe qesharak të duket ky konstatim, kjo është e vërteta therëse e një partie që la në krye pas 25 prillit një person që duhej të ishte dorëhequr qysh në vitin e largët 2017! Treni që kalon në stacion nuk kthehet më mbrapsht. Duhet të presësh tjetrin!

Sa për nivelin e mbështetjes/kontestimit të Lulzim Bashës brenda partisë, mjafton që kundërshtarëve të Lulit t’u kujtohet një precedent i thjeshtë në Evropën Perëndimore. Në vitin 2016, në një sondazh të porositur nga gazeta prestigjioze “Le Monde”, presidenti i republikës i kohës François Hollande gëzonte vetëm 4% të mbështetjes së votuesve francezë. 96% e tyre kërkonin largimin e tij ose thjesht nuk e pëlqenin. Megjithatë askush nuk mori heshta, matrapikë dhe shkallë bojaxhinjsh për të sulmuar muret e dritaret e Pallatit Elysee. Të gjithë, qytetarë dhe opozitarë të François Hollande pritën zgjedhjet e radhës presidenciale të një viti më pas për të zgjedhur dikë tjetër.

Nuk ka dyshim se Lulzim Basha është sot një figurë shumë jopopullore, e urryer madje nga një pjesë e partisë së tij. E meriton nivelin e ulët të pëlqyeshmërisë që ka. Problemi është se Shqipëria e sotme, megjithë një mijë problemet që ka, ndodhet në një sistem ku procedura, e jo skena si të romanit të Kadaresë “Kështjella”, përcaktojnë ciklet politike. Nëse duam t’i zgjidhim punët me “revolucione paqësore” si të Foltores, i bie të mos kemi më klasë politike, por një repart xhenierësh me kazma, litarë, shkallë zjarrfikësash dhe sopata. Duhet ta kishit votuar Lulin kundër kur ishte momenti, të nderuar demokratë. Tani është vonë. Tetë janari këtë tregoi.

Next Post
Çuçi komenton sulmin në selinë e PD: Ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar

Çuçi komenton sulmin në selinë e PD: Ishte e vështirë të ndaje kufirin ku mbaronte e drejta për të protestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

“Pasqyra e Çmimeve nis në 10-ditëshin e parë të tetorit”, Ibrahimaj: Fillimisht do të përfshijë 160 produkte

September 29, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

September 29, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Duan të mos kandidoj në zgjedhje”, akuza e Salianjit: Teatër në Kushtetuese, vendimi është marrë

September 29, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

September 29, 2026
Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com