Deputeti i përjashtuar i PD-së, Edmond Spaho foli sot në emisionin ‘Breaking’ detajet e lëvizjeve që po përgatisin mbështetësit e Berishës.
Ai ka hedhur poshtë në mënyrë automatike se Berisha me mbështetësit e tij mund të krijojnë një parti të re, apo një grup të ri parlamentar.
“Nuk kemi ndërmend as të krijojmë as grup parlamentar asgjë, e as parti të re. Do të punojmë të krijojmë një lëvizje të re opozite. Edhe godinën e PD e blindoi ia kaloi si institucion qeveritar Edi Ramës. Çfarë lideri opozite është ai”, tha Spaho.
Sa i përket shkarkimit të tij, Spaho u shpreh se ai vendim është nul dhe nuk ka asnjë vlerë.
“Ai vendim është nul, sepse ajo kryesi nuk ekziston, që u krijua në korrik ishte në mënyrë jo ligjore, kjo edhe me statutin e Lulzim Bashës, pa votim, në një kohë që statuti kërkon që të zgjidhen me votim me kandidatura alternative, ajo kryesi së bashku me kreun PD është shkarkuar”, theksoi Spaho.
Por a do të shkojnë sërish në selinë e PD-së? Kësaj pyetjeje, Spaho e la evazive, duke theksuar se do të jenë anëtarët e PD-së që do ta vendosin një gjë të tillë.
“Ai do të jetë vullneti i demokratëve dhe do të përdoren të gjitha forcat paqësore, godina nuk është as Lul Bashës dhe Sali Berishës, është e demokratëve, e aq më tepër ta kthejë në një fortesë të blinduar. Keni parë ju seli të blindohet, një seli opozite”, tha Spaho.
/b.h