• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Do mbahesh mend si njeriu që përjashtoi Berishën’/ Zbardhet debati në PD: Duhet t’i këpusim kokën demit ose…- Basha akuza policisë

by Java News
12/01/2022 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike e cila është zhvilluar ditën hënë dhe që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, kryetari Lulzim Basha ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit.

Gazetari Panorama.al, Mariglen Kume ka zbardhur debatin me dyer të mbyllura, ku mësohet se Basha është shprehur se Policia ka gënjyer ndërkombëtarët, ndërkohë që u ka ardhur në ndihmë deputetëve brenda selisë 37 minuta me vonese.

 “Ajo që ndodhi më 8 janar me Policinë që u vonua 37 minuta për të ndërhyrë ishte prova më e fortë e bashkëpunimit Rama-Berisha për të marrë godinën me gjakderdhje. Policia është njoftuar edhe nga Garda e Republikës, përfaqësuesit e së cilës ishin në seli dhe nuk erdhi. Gënjeu partnerët tha se nuk ka njoftim nga PD-ja”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Ndërkohë që gjatë diskutimit, Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thënë se Lulzim Basha do mbahet mend gjithmonë si njeriu që hoqi Sali Berishën nga Politika.

DEBATI ME DYERT TË MBYLLURA NË PD

Agron Gjekmarkaj: Edhe unë kam pasur informacion se do na respektonin në mënyrë të veçantë disave prej deputetëve. Ndërkohë, ne kemi dalë në takime me njerëzit nuk jemi mbyllur, por i pari që e ka këtë detyrim më shumë se kushdo është Lulzim Basha. Ju jeni kryetari i partisë dhe ju u bie detyrimi t’i sqaroni njerëzit i pari, vijmë edhe ne në krahun tuaj. Mbase nuk është e lehtë, do ketë edhe duf, edhe sharje edhe provokime, por duhet t’i përballojmë. Qytetarët duhet t’ju dëgjojnë dhe jam i bindur që komunikimi sjell pozitivitet.

Nuk jam dakord me fortifikime të PD-së, për ta parë atë si kështjellë. PD-ja është një institucion. Atë duhet ta mbrojë ligji pa asnjë kompleks. Nëse duhej demonstruar qëndresë deri tani është demonstruar. Për mua është kriminale të përballen njerëzit tani e tutje. Unë nuk mendoj se jam ndonjë trim i madh, por as për frikacak se njoh veten, por nuk jam stërvitur për karate e boks. Dita e 8 janarit ka qenë tragjike. Në pak minuta, gjithçka mund të eskalonte në ferr.

Ata njerëz që drejtuan turmën kundër nesh nuk na llogaritën në as për deputet, as për koleg, as për miq e as për njerëz. Nuk patën emocione për këtë. Ishin të qartë pa llogaritur që na kanë “shkarkuar” me 11 dhjetor. Na sulmuan me egërsi, me mjete dhune faqe gjithë botës. Ndonjë e dija për mik, dhe unë kurrë nuk do shkoja ta sulmoja dhe t’i vija në rrezik jetën e integritetin personal e publik. Sado i krishterë që ndihem kulturalisht e kam të vështirë bashkëjetoj me persona të tillë. Ndaj mbështes çdo vendim që kjo kryesi merr sonte për të ndëshkuar dhunën e datës 8 dhjetor, duke shpresuar që dikush do distancohet prej saj.

Ervin Salianji: Dhuna është e papranueshme dhe duhet të distancohet çdo përfaqësues i Partisë Demokratike, kriteri për përjashtim duhet te jete ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete para politike! Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos përjashtuar në bllok. Duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna e pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 prill! Nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne, por ata!

Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj, madje dhe zëvendësimi i kujtdo që nuk ka më peshë elektorale ose është i papranueshëm për demokratët apo qytetarët në zonat që mbulojnë, ne kemi tentuar të imponojmë politikanë të diskredituar që populli i ka refuzuar me votë disa herë! Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force….

Lulzim Basha: Ajo që ndodhi më 8 janar me Policinë që u vonua 37 minuta për të ndërhyrë ishte prova më e fortë e bashkëpunimit Rama-Berisha për të marrë godinën me gjakderdhje. Policia është njoftuar edhe nga Garda e Republikës, përfaqësuesit e së cilës ishin në seli dhe nuk erdhi. Gënjeu partnerët tha se nuk ka njoftim nga PD-ja.

Rolant Bejko: Të gjithë dhunuesit e mijë më dukeshin me fytyrën e Berishës dhe në fakt ajo që mora vesh më vonë ishte se të gjithë ishin kushërinjtë të tij. Ne duhet të shkëputemi një herë e mirë nga këta.

Enkelejd Alibeaj: Mos e marrshim kurrë pushtetin, por një gjë do të mbetet një vlerë: që ti ke përjashtuar Sali Berishën dhe këtë nuk do ta harrojnë njerëzit. Ne sot ke përballë PS-LSI dhe Berishën. Ne do ta kemi të vështirë duhet të përjashtohej e të ikë nga politika.

Endri Hasa: Ata erdhën për të na vrarë dhe ne vazhdojmë të diskutojmë për t’u ulur me të njëjtën tryezë dhe për të ndarë vendimmarrje të përbashkëta? Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë këtu. Ata erdhën të organizuar për të dhunuar dhe për të vrarë, në të mendohemi? Nuk behet politikë më dhunën, më 8 janar mjetet politike mbaruan! Në 8 janar ishte vetëm një turmë banditësh që erdhi për të dhunuar. PD-ja është parti perëndimore dhe ne duhet të distancohemi përfundimisht nga të gjithë ata që nuk e përfaqësojnë këtë. E kam thënë që në mbledhjet e shkuara, që gjërat nuk zgjidhen duke i ardhur anash e anash.

Italianet thonë “duhet këputur koka e demit, po nuk ia këputëm kokën demit, do të kemi pasoja të tjera”. Unë s’mund të pajtohem me njerëz që nxitën dhe frymëzuan dhunë në 8 janar! Ata nuk janë kurrsesi demokrat, rruga jonë me ta është ndarë njëherë e përgjithmonë. Nëse kjo është partia e tyre, kjo nuk është partia ime. Kush ka hyrë në oborr në krah të atyre që mbanin hunj dhe leva ka damkën e kriminelit, jo të demokratit. Vendimet sot duhet të jenë shumë të forta. As Edi Rama, s’ka arritur të shkojë deri këtu. Kush erdhi për gjak, nuk mund të ketë vend në këtë parti, sot dhe kurrë./ Mariglen Kume – Panorama

g.kosovari

Next Post
Bill Gates bën parashikimin e radhës: Edhe më i zymtë për COVID-19

Paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates, tregon me çfarë do përballen njerëzit në të ardhmen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In