Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit e qarqeve. Takimi mësohet se ka nisur në orën 08:30 brenda ambienteve të selisë së Partisë Socialiste.
Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022.
Ende nuk dihen porositë dhe diskutimet e Ramës në këtë mbledhje.