Për shkak të trazirave të shkaktuara në PD gjatë protestës së dhunshme ditën e djeshme, procedohet penalisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;
F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
/b.h