Grupi i punës për organizimin dhe koordinimin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit e kryetarit të kësaj partie, Edi Rama vendosi dje të shtyjë afatet e zgjedhjeve brenda strukturave të partisë. Kështu, burimet nga mbledhja e djeshme, që u zhvillua në mëngjes bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se brenda janarit, kryetari i PS-së, Rama ka kërkuar që të mbyllen zgjedhjet e krerëve të organizatave socialiste, në ato qarqe, ku ende ka problem.
Të gjithë koordinatorët e qarqeve kanë dhënë informacionet e tyre, për ecurinë e këtij procesi, por është vënë re se vonesa ka në disa bashki të jugut, si në disa bashki të qarkut të Vlorës, pjesërisht puna është mbyllur në qarkun e Durrësit. Të parët që kanë mbyllur procesin janë bashkitë e qarkut të Tiranës dhe ato të Fierit. Ka edhe disa bashki të vogla, por pjesa më e madhe është ende në fazën e parë, atë të zgjedhjes së krerëve të organizatave socialiste, proces ky që duhet të ishte mbyllur që prej datës 10 nëntor. E kështu, rrjedhimisht të gjitha afatet për zgjedhjet e tjera brenda strukturave kanë ardhur në shtyrje, pikërisht prej varësisë që ato kanë nga zgjedhja e njëra-tjetrës. Kryetari Rama ka lënë porosi që brenda janarit të mbarojë kjo fazë.
Ndërkohë, të gjitha ato bashki që kanë përfunduar janë në fazën e marrjes së mendimeve prej anëtarësisë për delegatët që do të dërgohen në Kongresin e PS-së, i cili gjithashtu është shtyrë, në rastin më të mirë në fillim të muajit mars. Në fakt, do të duhet një mbledhje e Asamblesë Kombëtare, për të caktuar datën fikse të kongresit, por përsa kohë Asambleja e korrikut nuk caktoi një datë në janar, drejtuesit socialistë janë ende në limitet kohore për të pritur edhe disa ditë. Përcaktimi i numrit të delegatëve do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në asamble në korrik të vitit të shkuar, sipas parimit 1 delegat, baraz me 100 anëtarë partie dhe do të respektohet kuota gjinore 50% gra, nismë kjo e paraqitur nga kryeministri Rama.
Shtyrja e datës së Kongresit nuk ishte një çështje e pranueshme nga një pjesë e madhe e anëtarëve të grupit të punës. Shtyrja e datës së kongresit ishte propozim i deputetit Koço Kokëdhima, por u kundërshtua nga kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi e një pjesë e koordinatorëve të tjerë. Ndërkohë, paralelisht është duke u punuar edhe nga grupi i punës për ndryshimet në statutin e PS-së. Ende nuk ka një projekt përfundimtar me nenet që mendohet të ndryshohet në librin e rregullave të partisë më të madhe, sot në qeverisje.
Flitet se një nga pikat e ndryshuara të statutit do të jetë edhe ajo që i ndalon kryetarët e PS-së në bashki të Rama mbledh koordinatorët: Brenda janarit të zgjidhen kryetarët e degëve Zgjedhjet në PS, shkelen afatet, Kongresi shtyhet për në mars Procesi mbyllet vetëm në Tiranë dhe në Fier mbajnë poste të tjera në administratë. Edhe pse ende nuk është fiksuar përfundimisht duket se ka pasur një sërë tërheqjesh nga kandidatët që kishin menduar të propozoheshin. PROCESI Pas zgjedhjes së krerëve të organizatave, duhet të bëhet zgjedhja e delegatëve, të cilët do të propozohen pikërisht nga krerët e organizatave që zgjidhen para tyre.
Më pas është asambleja socialiste e bashkisë përkatëse që i dërgon kryesisë së PS listën. Nga anëtarët e asambleve socialiste të bashkisë (delegatët e kongresit, kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, kryetarja e FGS dhe FRES propozohen më pas kandidatët për kryetar të PS të bashkisë. Emrat e kandidatëve të propozuar me të dhënat përkatëse dërgohen për miratim nga kryesia e PS dhe në fund është zgjedhja e kryetarit të PS të bashkisë që zgjidhet nga kryetarët e OS, delegatët e kongresit, kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, kryetarja e FGS dhe FRES. Ky afat duhet të ishte deri në 5 dhjetor, por ka mundësi që kjo të përfundojë në muajin shkurt.