Fotografja Danielle Villasana ka kryer një fotoreportazh në rrugët e Perusë, ku komunitetet e femrave transgjinore lulëzojnë gjatë natës. Fotoreportazhi i saj jep një panoramë të jetës së këtyre femrave që shesin trupin për shumë pak, drogohen dhe preken nga HIV, dhe kanë një jetëgjatësi mesatare prej 35 vitesh.
Kryeqyteti peruan Lima njihet për gjendjet kontraverse të shtresave, siç është edhe “Muri i Turpit”, që ndan të varfërit nga të pasurit. Por ajo që ndodh në periferitë e këtij qyteti ku dhjetra e qindra transgjinorë dalin për të fituar bukën, është jashtë çdo imagjinate. Por problemi i transgjinorëve nuk janë vetëm droga dhe sëmundjet, por edhe vrasjet.
213 transgjinorë janë vrarë vetëm në vitin 2014. Ato përçmohen edhe nga shoqëria pasi nuk u ofrohet ndihmë mjekësore, edukim apo shanse punësimi.