Policia e Korçës ka zhvilluar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohej se vijonte të ushtrohej ky aktiviteti i kundërligjshëm.
Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se nga kontrollet e ushtruara, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të D. Zh., 31 vjeç; E. Sh., 30 vjeç të cilët kishin marrë me qera lokalet dhe i kishin kthyer në pika bastesh. Po ashtu është arrestuar dhe V. L., 24 vjeç, banues në Korçë.
/b.h