• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karikaturizimi absurd i Mulletit dhe i Protopapës nga socrealizmi

by Eduard Zaloshnja
10/12/2021 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Ridalja në skenë e komedisë socrealiste “Prefekti” ngacmoi një plagë të vjetër te pasardhësit e Qazim Mulletit. Siç ngacmon filmi socrealist “I teti në bronz” te pasardhësit e Sali (Sejfi) Protopapës, sa herë që rishfaqet…

Qazim Mulleti ishte një intelektual antizogist i betuar, antikomunist, e fashist i bindur. Sali (Sejfi) Protopapa ishte një intelektual antizogist, antikomunist, e antifashist i betuar. Të dy të shkolluar në perëndim. Të dy jashtëzakonisht ndryshe nga personazhet e karikaturizuara në dy nga veprat më jetgjata të socrealizmit enverian…

Qazim Mulleti

Arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas kreu studimet e larta në liceun francez “Gallatasaraj” të Stambollit.

Në 1914-ën ishte një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. U larguan së bashku në Vjenë, ku jetoi deri në vitin 1920. Gjatë ndejtjes në Vjenë, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Ishte poliglot, dinte Turqisht, Arabisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Latinisht, Greqisht dhe Serbo-Kroatisht.

Në vitin 1920, mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të shkonte në Durrës, ku duhej të ushtronte funksionet e saj. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, si dhe të Abdi Toptanit e vetë Qazim Mulletit, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Në shtator të vitit 1920, Qazimi ishte Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 prill – 3 maj 1921, ai mori pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Musa Maçin, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare”, si dhe me Avni Rustemin e shoqërisë “Bashkimi”.

Në majin e 1924-ës, qe pjesë e një komisioni të demonstrantëve që takuan kryeministrin Vërlaci, të cilit i kërkonin masa serioze për zbardhjen dhe dënimin e komplotistëve në vrasjen e Avni Rustemit. Në qeverinë e Fan Nolit, shërbeu si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të qeverisë së Nolit, u largua nga Shqipëria.

Mori pjesë në organizimin e atentatit ndaj Mbretit Zog më 1931, në kryeqytetin austriak, duke u qëndruar mbrapa Ndokë Gjeloshit e Aziz Çamit, për t’i mbrojtur eventualisht. Pasi shkrehën plumbat, duke ngatërruar majorin Llesh Topallaj me mbretin dhe duke plagosur Eqrem Libohovën, Mulleti flaku armën dhe u fsheh në turmën e posakrijuar. Më vonë, në një gjyq në Tiranë, Mulleti u dënua me vdekje në mungesë. Paskëtaj, u largua drejt Parisit.

Në qershor 1939, u kthye në Shqipëri dhe u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës deri në fund të vitit 1940. Shumë projekte të nisura në kohën e Zogut, si godina e korpusit universitar, kolonadat (sot Muzeu i Arkeologjisë), Akademia e Arteve, ku në atë kohë u vendos edhe opera, Kryeministria, dhe hotel “Dajti” morën drejtim në kohën e kryebashkiakut Mulleti. U ndërtuan çezma e banjo publike, si dhe u larguan varrezat nga qendra e qytetit.

Më 1944, me përparimin e komunistëve drejt Tiranës, u largua nga Shqipëria.

Sali (Sejfi) Protopapa

Lindur e rritur në një familje fanoliste e tejet antizogiste, shkoi eventualisht për studime në Universitetitn e Peruxhias. Në fillim të vitit 1943, i la përgjysëm studimet universitare, për të luftuar në atdhe kundër fashizmit (duke bashkëpunuar me shokë të qytetit të tij, si Kristaq e Margarita Tutulani). Me shpalljen e luftës vëllavrasëse nga Enver Hoxha, kaloi në rradhët e Ballit Kombëtar, ku punoi fillimisht si Zv. Kryeredaktor i gazetës balliste Flamuri. Më pas u bë komandant i një çete balliste, që luftoi njëkohësisht ndaj komunistëve dhe nazistëve. (Në atë kohë bëri bujë fakti që ekzekutoi një ballist, sepse u kishte vjedhur fshatarëve të thjeshtë një qingj).

Në fund të vitit 1944, shkoi në Itali, e pas dy vjetësh emigroi në SHBA. Atje studioi për fizikë bërthamore në Universitetin Rutgers, e më pas mbrojti gradën Master në Universitetin e Kalifornisë. Punoi për 10 vjet në Laboratorin Bërthamor të Los Alamos, ku ishte pjesë e grupit që shpiku bombën me hidrogjen. Më pas punoi deri sa doli në pension në Departamentin e Transportit, në drejtorinë e studimeve mbi komunikimet satelitore të transportit ajror.

Epilog

A kanë ndonjë farë ngjasimi këta dy personzhe historikë me karikaturat absurde që janë shfaqur në “veprat” e sipërpërmenduara të socrealizmit enverian?

Ata ishin qartazi intelektualë antikomunistë të përbetuar, por jo njerëz të pagëdhëndur e qesharakë, siç i ka portretizuar socrealizmi…

Next Post
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses/ Arrestohet 34 vjeçari në Kuçovë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses/ Arrestohet 34 vjeçari në Kuçovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com