Një grua 60-vjeçe ka ndërruar jetë në Vlorë. Paraprakisht shkaqet dyshohen natyrale.
Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” 60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.
Ajo jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.12.2021, në lagjen “Pavaresia”, Vlorë, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.