• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Omicron katërfishohet në Afrikën e Jugut/ CEO i BioNtech: Do të duhet vaksinë e re, varianti infekton të vaksinuarit

by Java News
03/12/2021 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti i Sars-Cov-2 i quajtur Omicron tashmë është përhapur në 40 vende të botës dhe po shqetëson komunitetin botëror.

I pranishëm në konferencën Reuters Next mbi situatën pandemike, Ugur Sahin, themeluesi i BioNtech, kompanisë gjermane që ka krijuar në bashkëpunim me Pfizer një nga vaksinat më të njohura në treg, ka deklaruar se me shumë mundësi “do të duhet të krijojmë një vaksinë të re ndaj Omicron, sepse ky variant mund të infektojë edhe të vaksinuarit”.

Po në të njëjtën konferencë, gjithsesi, përfaqësuesja e OBSH-së Soumya Swaminathan i ka bërë apel opinionit publik të mos kalojë në panik.

Edhe pse e ka cilësuar variantin si shumë të ngjitshëm, duke cituar të dhënat që vijnë nga Afrika e Jugut, ajo ka deklaruar se “ duhet te jemi të përgatitur, por nuk ka vend për panik sepse jemi në situatë të ndryshme nga viti i kaluar”, dhe se objektivi mbetet ai që vaksinimi të shtrihet sa më shumë.

Ndërkohë, infeksionet në vendin e origjinës së Omicron, Afrika e Jugut, kanë katërfishuar nga dita  e martë. Sipas një studimi afrikano jugor, mundësia  e reinfektimit me Omicron është tre herë më e lartë se me variantet e tjera, si Delta, që ende përfaqëson 99% të rasteve botërore, por që duket se do të ”sfidohet” nga varianti i ri. TEMA

Next Post
Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të DASH-it

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të DASH-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com