Gjatë foltores së Bilishtit, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se është i marrë fund.
Po ashtu një thirrje e pati edhe për Edi Ramën, të cilit i kërkoi që të heqë dorë nga lojërat me atë që e konsideron pengkryetarin.
Ai tha se pas 11 dhjetorit, demokratët do të përcaktojnë ditën e madhe të protestës kombëtare ku do të shpallen kërkesat gjer në fitoren e PD-së.
““I kërkoj edhe njëherë të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë si peng PD se në mënyrë absolute është jashtë çdolloj kapaciteti. Ky revolucion nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë. Peng kryetar, dëgjoje këtu, Edi Rama mund të të mbyllë dhe të hapë dosje sipas qejfit, por Edi Rama nuk të shpëton dot kurrë nga kjo shumicë gjigande e PD që ti kërkon ta nëpërkëmbësh. Je i përfunduar.
Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, pushtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë”, tha Berisha.
/b.h