• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mashtrim dhe shpërdorim detyre, SHÇBA arreston komisarin e “Fast Albania”

by Java News
03/12/2021 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër efektiv ka rënë në prangat e policisë. Komisari 46 vjeçar është arrestuar për “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”. I arrestuari ishte me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Njoftimi i plotë:

Tiranë- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë./m.j

Next Post
“Mos hani bar”/ Militanti i Berishës sulmon Yuri Kim: Prisja që të tërhiqeshe, s’di ku të gjeti SHBA që të solli këtu

"Mos hani bar"/ Militanti i Berishës sulmon Yuri Kim: Prisja që të tërhiqeshe, s’di ku të gjeti SHBA që të solli këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com