Iliri, së fundi u ngarkua nga ana e produksionit të provokonte banorët më mënyra nga më të ndryshmet.
Pjesë e provokimeve nga balerini u bë edhe Beniada.
Në një moment, kur Iliri rastisi Beniadën i tha në formë këshille që të kishte kujdes me silikonin e gjoksit të saj.
Edhe pse në moment Beniada nuk i ka thënë gjë, më pas ka reaguar ashpër duke u shprehur se ajo ka pasur tumor dhe nuk ka pse ai t’ja përmendë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Tu thënë gjoksi, kanotiera, gjoksi i bërë, ça po thoshte
Beniada: E ke gjoksin false, e po të jetë fals e çfarë pastaj.
Sarah: Se është doktor Iliri
Beniada: O zemra kur ti e di se kam pasur një tumor te gjoksi, çfarë po flet, çfarë kurajo ke ti të thuash plastikë. Kam kaluar dhimbje, kush je ti të thuash gjoksi, gjoksi
Meridiani: O Ben qetësohu Ben, lëre
Beniada: Jo o zemra jo, se nuk është për tu tallur. E po të jetë plastikë? Nuk keni turp ju që shikoni b*thët e huaj. Se babi im kurrë nuk thotë ty keni bërë buzët
Antonela: As me ja fut një vajze shpullë b*thëve nuk është normale
Sarah: Mos u mërzit
Beniada: Jo nuk u mërzita. Qesha 1 herë e 2, por nuk ka asgjë për të qeshur. Unë buzëqesh se nuk dua ta jetoj sërish këtë gjënë.
Sarah: Edhe nëse ke një operacion plastik, asnjë nuk duhet ta komentojë. Edhe Iliri ka një fëmijë vetë, do i rritet vajza./m.j