• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festimet ndryshe/ Nga ‘nata e shtrigave’ te ‘beqarët dhe martesa’, traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë

by Java News
02/12/2021 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë jemi futur në muajin e festave! Dhjetori përkon me festat e Krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri, ndërsa atmosfera fillon ndihet në dyqane, lokale e në rrugë, të cilat shkëlqejnë nga dritat shumëngjyrëshe.

Në këtë muaj secili nga ne ëndërron për një fundvit sa më të veçantë, e ku pjesa më e madhe, sipas traditës feston pranë oxhakut së bashku me familjen,duke trokitur gotat që viti në të cilin sapo hyjmë të vijë plot begati e shëndet.

Por këto festa nuk festohen njëlloj në të gjithë botën , tradita e tyre ndryshon, le të zbulojmë disa nga traditat më të çuditshme të festimit të Krishtlindjeve në vende të ndryshme nëpër botë.

Macja e tmerrshme islandeze – Jólakötturinn është një mace e madhe e zezë, me mustaqe të bardha, shikim mprehës dhe një bisht shumë të gjatë. Sipas kësaj tradite të vjetër pagane, kjo mace pushton Islandën gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve dhe nuk kërkon të kapë minjtë, por njerëzit.

Gara e babagjyshit – Në qytetin e vogël zvicerian të Samnuaun, zhvillohet ClauWau, njohur ndryshe si Kampionati botëror i Babagjyshit të vitit të ri.Në këtë kampionat marrin pjesë babagjyshë nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit bëjnë gara të ndryshme me slitë, lojëra me dëborë apo dhe kush është më i shpejtë në përgatitjen e biskotave tradicionale me xhinxher, shkruan Living.

Nata e rrepave – Në qytetin e Oaxacas në Meksikë, në vigjiljen e Krishtlindjeve zhvillohet një festival i vërtetë arti. Në këtë festival surreal, shumë artistë dhe artizanë bëjnë skulptura futursitike me rrepa. Kjo është një traditë e lindur që në shekullin e 16-të.

Nata e shtrigave – Vigjilja e Krishtlindjeve është një natë shumë supersticioze për norvegjezët. Sipas tyre në këtë natë shpirtërat e këqinj provokojnë qeniet njerëzore. Të gjitha femrat duhet të fshehin fshesat dhe shtupat nga frika se mos shtrigat e këqija i vjedhin dhe bëjnë magji.

Beqarët dhe martesa – Kjo traditë interesante vjen nga Republika e Çekisë. Vigjilja e Krishtlindjeve konsiderohet ndoshta si nata më fatlume për beqarët e ketij shteti. Tradita kërkon që femrat beqare të ecin me një këpucë dhe tjetrën ta mbajnë në shpatull. Në momentin që këpuca bie në tokë ajo duhet të ndjekë drejtimin e saj dhe të kërkojë princin e kaltër./m.j

Next Post
Largimi i Blushit nga Top Channel, zbulohet e-maili i Vjollca Hoxhës: Ja kush do ta drejtojë nga sot televizionin

Largimi i Blushit nga Top Channel, zbulohet e-maili i Vjollca Hoxhës: Ja kush do ta drejtojë nga sot televizionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com