“Foltores” së Sali Berishës i është bashkuar dhe i famshmi Kujtim Gjuzi.
Ai këshillon Lulzim Bashën të largohet nga drejtimi i PD-së, pasi nëse nuk e bën, do të publikohet një video që do të shkatërrojë figurën e tij brenda familjes së PD-së.
I ftuar mbrëmë në një studio televizive, Kujtim Gjuzi tha:
“Bashës duhet me i thënë: O djalë i mirë ik me kohë të mirë! Nëse nuk ikën është gati një video që i shkatërron familjen e PD-së. Më mirë të ikë vetë”.
Dhe kur flet Gjuzi, duhet marrë seriozisht!
Ai ndërkohë kujtoi dhe një vërejtje që i kishte bërë Sali Berisha, kur ishte veç 17 vjeç.
“Kur unë isha 17 vjeç e kur kalonin studentët e mjekësisë ne iu thoshim ” o bacil, o bacil” por pa e ditur se çfarë ishte bacili.
Doktor Berisha kalonte nga ana tjetër, dhe erdhi te ne. Më pa mua të veshur me kostum e me kollare dhe më tha hajde këtu.
Nuk është se u tremba, por kur sheh një profesor, doctor, stepesh pak.
Më tha “nëse edhe njëherë tjetër të dëgjoj, që i thua studentëve të mi bacil, ti do kesh problem me mua.”
Dhe ne nuk thamë më bacil. Kur shkova në shtëpi, hapa librat dhe pash se bacil do të thoshte mikrob”, tha Gjuzi
Servilizmi tek ne eshte mbijetese polituke.Turp