Prej më shumë se 48 orësh vijon aksioni i policisë për kapjen e autorit të vrasjes së dy vëllezërve Shkëmbi në Drisht të Shkodrës, shtetasit Aleksandër (Esat) Dushaj i cili dyshohet se fshihet në zonën e Mazrekës.
Kjo zonë është kryesisht kodrinore dhe e braktisur nga njerëzit, por në të nodhen mjaft banesa të braktisura çka shtojnë dyshimet se autori i ngjarjes mund të jetë fshehur në një prej tyre. Ndërkohë policia ka nisur kontrollin e imtësishëm të tyre por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.
Kushtet e vështira atmosferike kanë bërë që efektivët të hasin vështirësi në kërkimet e tyre, madje gjatë ditës së djeshme ata kanë ndërprerë edhe patrullimin nga ajri me helikopter. Sipa policisë autori i vrasjes së dyfishtë është i armatosur.
( Abdulla Shkëmbi (majtas) dhe Skënder Shkëmbi (djathtas) )