• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova, vend ideal për mashtruesit e biletave të avionëve

by Java News
04/01/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 50 mijë qytetarë deri më tash kanë rënë viktimë e avikompanive mashtruese të cilat kryesisht operojnë në Gjermani e Zvicër.  Këto (kompanitë) përmes call centrave ilegal që operojnë në Kosovë përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike I kanë joshur bashkatdhetarët tanë duke iu ofruar bileta me çmimeve tejet të ulëta, por pjesa dërmuese e tyre kanë ardhur në Kosovë, por më pas është dashur të blejnë edhe një herë aviobiletën në kompani tjetër.

Erdhën nga shtete të ndryshme të Evropës të gëzuar për të festuar ndërrimin e viteve së bashku më familjaret e tyre në vendlindje, por një numër jo i vogël i tyre u kthyen të hidhëruar, pasi që kompani ku ata kishim blerë aviobiletat kthyese, nuk i ktheu në destinacionet prej nga ata kanë ardhur.

Të dielën qindra gra, pleq, fëmijë, por edhe të rinj kanë pritur deri në 14 orë për të fluturuar drejt Baselit, por një pjesë jo e vogël e tyre nuk kanë mundur të realizojnë këtë, pasi që për ta nuk kishte vend në avion. E për ata që kanë kushte më të mirë ekonomike nuk ka paraqit edhe shumë problem, pasi që një numër jo i vogël i tyre kanë blere edhe një here biletat me çmime gati dyfish më të larta për tu kthyer në shtetet ku ata jetojnë e punojnë.

Mesi i vitit (qershor, korrik, gusht) dhe muaji dhjetor janë shndërruar në muajt e “artë” për kompani mashtruese mbrapa të cilave fshihen qytetare nga Kosova, por edhe shteteve të ndryshme Evropiane.

Të joshur nga mesazhe telefonik më oferta me çmime qesharake,  të cilat kryesisht dërgohen nga Call Centrat ilegal që operojnë në vendin tonë, dhjetëra mijëra bashkatdhetarë janë rënë viktime e këtyre kompanive mashtruese. Këta kanë paguar kompanive parat për aviobileta kthyese, por një numër i madh i tyre më nuk kanë mundur të kthehen me biletën e njëjtë.

“Një fjalë e urtë thotë çorba e lirë t’i djeg buzët. Kështu na ndodhi edhe neve. Bileta e lirë na la në Kosovë. Ky është mjerim. Kjo ndodh vetëm në vendin tonë”tha të dielën i dëshpëruar një plak rreth të shtatëdhjetave, deri sa me bashkëshorten e tij po priste për të fluturuar drejt Baselit.

Image

“U mashtruam nga mesazhet e shumtë që ata na dërguan neve përmes telefonit. Unë edhe më tutje nuk e di se ku ata e morën numrin tim telefonik”tha më tej i dëshpëruar plaku.

Njëjtë si ky kishte edhe shumë qytetarë tjerë të cilët ishin lodhur nga pritjet e shumta. Në disa raste ata mllefin e shfaqeshin te punëtoret e Aeroportit.

“Si ka mundësi që Aeroporti ta lejoj një kompani mashtruese të fluturoj. Kjo është skandaloze” i bërtisë një burrë një punëtoreje të aeroportit, e cila me një ton të ulë u mundohej ta shfajësonte vetën.

Për një qartë situata u tensionua edhe më shumë, ku dhe u shfaq një grup policësh të cilët në qetësi u mundoheshin ti qetësojnë qytetaret e lodhur e të rraskapitur.

“Iu hajeni hapeni rastin në polici, ne më pastaj do ta hetojmë rastin” i thoshte polici një burri të nervozuar nga lodhja e madhe.

Image

Zharku: Mashtrimet po ndodhin jashtë Kosovës

Ministri Infrastrukturës Lutfi Zharku thotë se qytetaret e Kosovës po mashtrohen nga aviokompani që janë të regjistruara në shtete të ndryshme të Evropës, por jo në Kosovë.

“Deri më tash pjesa dërmuese e mashtrimeve kanë ndodhur nga kompani që operojnë në Gjermani, Zvicër, por edhe në shtete tjera. Në këto shtete s’kemi çka të bëjmë. Gjatë verës Institucionet patën marrë masa ndaj një kompanie e cila ka mashtruar udhëtaret e që ka pasur përfaqësinë në Kosovë”tha ministri Zharku për gazetën “Zëri”.

Next Post

Probleme me mirëmbajtjen e Korçë-Kapshticë, hetohet firma e kontraktuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com