Reforma në drejtësi do të mbledhë sot për herë të parë për vitin 2016 ekspertët e nivelit të lartë, për të reflektuar mbi raportin e Komisionit të Venecias.
Reforma në drejtësi është konsideruar si sfida e këtij viti për të majtët e të djathtët. Liderët e partive kryesore të koalicionit të majtë, Rama dhe Meta, deklaruan disa ditë më parë se reforma në drejtësi mbetet një ndër prioritetet kryesore të maxhorancës për këtë vit dhe implementimi i saj mund të bëhet në pranverën e këtij viti.
Maxhoranca dhe opozita e kanë vlerësuar raportin e Komisionit të Venecias, duke e konsideruar atë ”një bazë shumë solide” për përparimin e reformës në drejtësi.