Dhunohen rëndë me mjete të forta dhe më pas u grabitet shtëpia. Viktima të agresorëve ishin një çift të moshuarish në qytetin e Elbasanit.
Grabitësit hynë në banesën e çiftit, por kur u pikasën nisën ti dhunonin ata.
Si pasojë Xhevat Koburja, 80 vjeç i ka rënë të fikët, ndërsa gruaja e tij Z.K., 66 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Çifit ka një furrë buke në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm. Personat e maskuar, dyshohet të kenë vjedhur rreth 140.000 lekë.