Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Mediat vendase raportojnë se shqiptari u kap antidroga gjatë një kontrolli në banesë ku i gjetën15 doza kokainë me peshë 8 gramë, materiale ambalazhimi, si dhe 2400 euro kartëmonedha të vogla.
Gjatë kontrollit në shtëpi ka qenë edhe bashkëjetuesja 23-vjeçare. Mësohet se e reja e cila është shtatzënë do të hetohet vetëm për moskallëzim krimi.
Pas hetimeve u konstatua se ndaj personit të arrestuar ka dy urdhra dëbimi me shoqërim më kufi, por ai është kthyer ilegalisht në Itali. 31-vjeçar po qëndron në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.