Gazetarja afgane që intervistoi për herë të parë një taliban ka folur për BBC, duke treguar si po kalon ditët në Shqipëri.
“Duart më dridheshin. Kisha frikë, sepse ishte hera e parë që shikoja taliban. Akoma jam e tmerruar. Shqipëria është një vend shumë i bukur. Edhe sikur e gjithë bota të bëhej parajsë nuk ka rëndësi për mua. Shpirti, zemra ime janë në Afganistan. Mesazhi im për talibanët: Mund të keni marrë të gjithë vendin por një ditë do të humbi gjeneratën e cila është si diamand. Është një gjeneratë të fortë. Kurrë nuk e kisha menduar të lija vendin tim. Humba gjithçka. Që nga fëmijëria kam luftuar për ëndrrat e mija. Por tani është prej jush. Më mungon puna ime, e doja vërtetë. Shpresoj që një ditë të rikthehem”, tha gazetarja.