Drejtuesi i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vëngu ka përgënjeshtruar ‘Serialin’ e Sali Berishës i cili e akuzoi më herët se projekti i Portit të ri të Durrësit ishte i vjedhur. Në një sqarim për publikun Vëngu shkruan se imazhet e prezantimeve teknike për Portin e Ri në Porto Romano nuk janë të vjedhura, por ilustrime të eksperiencave të mëparshme të kompanive konkurrente, ku ato demonstrojnë kapacitetin e tyre për të projektuar një Port mallrash.
Reagimi i plotë:
Seriali “Doc. Berisha” po zgjat 3 dekada e ska të sosur! Herë pas here, në të ka dhe episode për Portet, ku publiku ndeshet me vegimet e Doktorit për ato që nuk arritën kurrë të bënin qeveritë që ai drejtoi. Sa për të sqaruar publikun: imazhet e prezantimeve teknike për Portin e Ri në Porto Romano nuk janë të vjedhura, por ilustrime të eksperiencave të mëparshme të kompanive konkurrente, ku ato demonstrojnë kapacitetin e tyre për të projektuar një Port mallrash.
Siç u tha dhe u stërtha, Projekti përfundimtar do të dorëzohet 6 muaj pas përzgjedhjes së kompanisë fituese, në një proces të hapur dhe konkurrues. Ndryshe nga proceset ad hominem, të ndrydhura, të dhunshme, dhe prej pak muajsh, plot mërzi, që pasqyrojnë episodet e fundit të Serialit “Doc. Berisha”.
/m.j
Postimi i mëhershëm i Sali Berishës: