Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka nxjerrë një penallti nga e cila ka shënuar gol për ekipin e tij Melbourne Victory në barazimin 1:1 të dielën kundër Perth Gloryt. Berisha shënoi golin e epërsisë për Melbournen në minutën e 25’të të ndeshjes, por që penalltia ishte e dyshimtë.
Pas ndeshjes, ka pasur reagime të ndryshme në Australi, edhe nga portieri Perth Gloryt, Ante Çoviç. “Unë mora një karton të verdhë dhe mundësova një penallti kundër ekipit tim për absolutisht asgjë. Mund të merrni sinqeritetin nga unë apo të pyesni shitësin shqiptar dhe të merrni versionin nga ai”, ka thënë Çoviç për “Fox Sports”.