• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Pasuritë e Sarandës e Gjirokastrës nën administrimin e Kokëdhimës

by A R
28/12/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dhënë alarmin se administrimin e pasurive publike të Sarandës dhe Gjirokastrës do ta marrë në dorë Koço Kokëdhima‏. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Dhurata Çupi tha se tashmë askush nuk ka dyshimin më të vogël se i vetmi interes i kësaj qeverie është vidh sa të mundesh. “Në këtë fund viti bashkitë e majta janë vënë në garë kush e kush merr sa me shumë pasuri publike për kryeministrin dhe tarafin e tij. Pas Tiranës, Saranda dhe Gjirokastra kanë planifikuar mënyrën e përvetësimit të pasurive publike për llogari të qeveritarëve dhe klientëve të pushtetit.  Në bashkinë Sarandë është futur për miratim një projektvendim për “Pjesëmarrjen e Bashkisë Sarandë në shoqërinë aksionere në formë Konsorcium për zhvillimin e rajonit Vlorë ˗ Gjirokastër. Ky vendim ka për synim administrimin e pasurive publike në dy qarqe. Bashkitë do të jenë aksionerë me 30% ndërsa 70 % të aksioneve do të jenë privat. Kjo ka për qëllim që këto pasuri të vidhen lehtësisht nga Koçot e të bashkëndahen me Ramën, Ahmetajn etj, pasi në këtë mënyrë nuk mund të auditohen nga institucione publike”, tha ajo.

Dhe sipas Çupit, që ta ketë më të lehtë kontrollin, siç bën për çdo aset publik Edi Rama, ky konsorcium do ta ketë zyrën në Tiranë.

“Nuk është vetëm kjo. Me një vendim të këshillit të ministrave, Edi Rama ka vendosur që gjithë bregun e liqenit të Pogradecit, pra 926 ha, t’ia marrë qeverisjes vendore dhe t’ia kalojë qeverisë qendrore me qëllim dhënien me koncesion për miqtë e tij.

Ky fond i cili ishte përcaktuar për kompesimin fizik të pronarëve Edi Rama kërkon që t’ua kalojë miqve për shfrytëzim duke penalizuar kështu qindra pronarë që presin kompesimin e pronave të tyre”, u shpreh.

BW

Next Post

Nikoliç: Millosheviçi e dinte mirë se çfarë ishte kur tha “po na rrëshqet Kosova"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com