Lulzim Basha ‘i ka prerë krahët’ Sali Berishës dhe i ka shuar çdo shpresë ish-kryeministrit se mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.
Nëse do të mblidhej Kuvendi Kombëtar, për Bashën, do të ishte një vendim kundër SHBA-së. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj Bashës. Ai kërkon largimin e Lulzim Bashës.
Postimi i Manjanit
Po mirë more çuni i beut, çdo që rri në krye të një partie baza e të cilës qenka anti-amerikane?!
Meqë e mban veten për amerikan (megjithse ende pa vizë), ik nga ajo parti e shih e bëji hizmet vetes me ndonjë punë a parti tjetër.
Çdo me thënë kjo “nuk lejoj të mblidhet Kuvendi, se baza është anti-amerikane”?!
O zot, ç’ilaç të skaduar paska patur në krye PD gjithë këto vite?!
E ne prisnim rotacionin!!!
Prisnim demokracinë!!!
Prisnim ndryshimin!!!