• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimet e para të qeverive “Rama 1, 2 dhe 3”, nga ndalimi i plehrave tek Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

by Java News
20/09/2021 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveritë kanë prioritetet e tyre dhe mbi bazën tyre hartojnë politikat dhe programin qeverisës. E në këtë këndvështrim, vendimet e para të qeverive të sapodala nga zgjedhjet priten gjithmonë me interes, sepse mund të na orientojnë se cilat janë këto prioritete.

Por, cilat kanë qenë vendimet e para të tre qeverive të drejtuara nga Edi Rama? Në 2013-n, vendimi i parë ishte propozimi i projektligjit që do të ndalonte importin e mbetjeve në Shqipëri. Në ato ditë kjo ishte shndërruar në një temë delikate.

Ligji i miratuar nga Qeveria Berisha akuzohej se i hapte dyert e vendit importit të mbetjeve më të rrezikshme të Europës në vend, madje edhe mafias së plehrave, në një kohë që vendi nuk kishte kapacitetet as për të përpunuar mbetjet që prodhonte vetë.

Projektligji i anulimit të importit të mbetjeve u anulua në fillim të tetorit 2013 edhe me votimin në Kuvend. Vendimi u prit me entuziazëm nga qytetarët, që vetëm pak kohë më vonë do të dilnin në protesta kundër importit të armëve kimike siriane. Përballë protestave, Rama u tërhoq nga vendimi për importin e këtyre armëve.

Zgjedhjet e 2017-s i dhanë mandatin qeverisës të vetëm Edi Ramës. Fushata e ashpër me “tepsi” e “timon” u mbyll me 74 mandate për PS-në dhe pjesa tjetër për PD e LSI-në. Vendimi i parë i qeverisë së re, “Rama 2” ishte më shumë simbolik dhe ndërgjegjësues për nxitjen e krenarisë së identitetit shqiptar.

Qeveria e re shpalli vitin 2018 si vitin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Periudha përkonte me 550-vjetorin e vdekjes së tij. Vendimi u mirëprit dhe brohorit si vendim i duhur për të frymëzuar brezat e rinj me ndjenjën e atdhedashurisë.

Në mandatin e tretë, prioritetet e Qeverisë “Rama” kanë ndryshuar. Vendimi i parë ishte ai për ngritjen e një agjencie për informimin dhe komunikimin, me kompetenca të ngjashme me një ministri si dhe te Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Shqipëria e ka pasur në 1998 për një periudhë të shkurtër një ministri Informacioni. Musa Ulqini drejtoi këtë dikaster në kohën që Kryeministër ishte Pandeli Majko. Vendimi për të themeluar një ministri të tillë nuk iu atribua Majkos, por Fatos Nanos, që kishte dhënë dorëheqjen pas një viti e pak si Kryeministër i vendit./Si

/m.j

Next Post
Sherri Noka-Basha, Tabaku ndërhyri për të “shuar gjakrat”: Diskutojeni në zyrë, jemi akoma me dhimbje. Kreu i PD ia pret shkurt: Jo! Flasim këtu

Sherri Noka-Basha, Tabaku ndërhyri për të “shuar gjakrat”: Diskutojeni në zyrë, jemi akoma me dhimbje. Kreu i PD ia pret shkurt: Jo! Flasim këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In