Policia po zhvillon një operacion mbrëmjen e sotme në Vlorë për kapjen e personave në kërkim apo të armatosur.
Bëhet me dije se aksioni po zhvillohen nga civilë e drejtues të policisë, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në lokale që mendohet se frekuentohen nga persona në kërkim apo që lëvizin me armë.
Të maskuar e të armatosur, forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle edhe brenda bizneseve të ndryshme, në të gjithë qytetin bregdetar.
/b.h