Nga Arben Ristani*
Tashme, te shumte jane ata qe jane bindur se, PD nuk funksionon si nje parti perfaqesuese e shqiptareve qe besojne, respektojne dhe mbrojne, parime dhe vlera te perbashketa.
Cdo dite qe kalon, e ben te qarte se PD ka degjeneruar ne nje mekanizem qe funksionon vetem ne interes te lidershipit te saj, pa asgje te perbashket me interesat e anetareve, aq me pak te shqipetareve.
E gjithe veprimtaria e lidershipit te PD, menyra se si ata vetperjashtuan PD nga proceset thelbesore ligjore te jetes politike, menyra se si ata kane dakortesuar me kundershtarin politik, menyra se si kane ndertuar jeten e brendeshme te partise mbi praktika autoritariste dhe korruptive, papergjegjshmeria ne mardheniet me partneret nderkombetare, eshte tashme, ne driten e diellit, me e qarte se kurre per shqiptaret, duke formuar bindje se ata qe kane vulen e PD, nuk jane me alternative pushteti.
Fenomeni i doreheqjeve, nga baza e partise deri tek drejtues, apo parlamentare, jane tregues i ndergjegjesimit te partise per situaten ku ndodhen dhe refuzimin e lidershipit te papergjegjshem.
Ceshtja eshte se duhet besuar qe PD ka potenciale, ka mundesi, ka shprese te ringrihet dhe te mposhte kundershtaret politike, te cilet, per hir te se vertetes, jane qeverisja me e keqe qe shqiptaret kane pasur ne vitet postdiktature.
Puna per ringritjen e PD sigurisht qe eshte shume e veshtire ne kete gjendje qe jemi. Patjeter qe kerkon kohe dhe perkushtim, por nuk eshte e pamundur.
Kemi aktualisht ne themel te ringritjes, vetedijen se PD baraz dyqani i Bashes, ku ai shton pasurite per familjen e vet, duhet mbyllur si kapitull.
PD baraz mburoje per paligjshmerite, pandeshkueshmerine dhe fenomene te tjera negative, ne pushtet dhe opozite, duhet mbyllur si kapitull.
PD jo demokratike, klienteliste, e korruptuar, pa parime, me vlera te percudnuara si kjo e Bashes, duhet harruar sa me shpejt.
Me kete vetedije, eshte mundesia qe Basha dhe kush eshte pas Bashes, apo qe shnderohen ne paterica te Bashes, te lihen menjane.
Ka rruge dhe menyra qe opozita te jete e vertete, te perqendrohet te lufta ndaj pushtetit te Rames dhe keqqeverisjes, por kjo nuk behet duke harxhuar energji me nje humbes serial si Basha.
Ai tashme eshte vetem nje gur neper kembet e demokrateve, te cilet kane shpirtin, forcen dhe mencurine te vrapojne ne rrugen e tyre, nderkohe qe guri thermohet nga perplasjet qe shkakton ritmi i levizjes.
Shoqeria ka nevoje jetike per opozite dhe opozita do jete.
Leme Bashen menjane dhe veme fokusin te perpjekjet per:
Nje PD me te madhe se kryetari.
Nje PD te hapur dhe te bashkuar.
Nje PD me te madhe se vetja.
Nje PD frymezuese.
Nje PD te vertete.
Nje PD fituese.
Leme menjane te keqen e vetes, ndryshojme PD qe te ndryshojme Shqiperine.
Nga e keqja duhet distancuar hapur, qarte dhe me vendosmeri, por nuk duhet te heqim dore nga PD-ja jone, nga PD qe lindi nga nje vetdije kolektive e cila prodhoi vlerat me te larta qe si shoqeri kemi prodhuar ndonjehere ne histori.
Mbajtesi i vules i rrethuar nga eunuke, interesaxhinj, apo njerez qe nuk guxojne te mendojne me koken e tyre, ka mundesine te perjashtoje kedo nga mundesite statutore qe ka kariera ne parti.
Mund edhe te krijoje kushtet per doreheqje si keto qe kane ndodhur, por nuk ndalon dot dialektiken brenda opozites, apo pjesen e pergjegjeshme dhe te angazhuar te saj per te bere opozite te vertete.
Perfundimisht, duke besuar se eshte e njohur plotesisht, duhet lene menjane e keqja qe ka kapur PD dhe nduhet ndertuar me guxim, vendosmeri dhe vizion nje PD ndryshe.
*Posaçërisht për JavaNews.al