Një zjarr masiv po vijon prej dy ditës në fshatin Mbrostar të Fierit. Sipas Klan News zona që po digjet shërben për vendgrumbullim mbetjesh dhe bashkë me bimësinë po digjen dhe mbetje të ndryshme.
Nga flakët rrezikohen banorët e fshatit Mbrostar, por dhe banorët e fshatrave të tjerë pasi ndotja që po shkaktohet nga djegia është shumë e madhe.
Deri tani të dyshuar për vënien e flakëve janë disa anëtarë të komunitet rom, të cilët punojnë në fushën e mbetjeve dhe mbledhin materiale të riciklueshme.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët e vënies së zjarrit.
/a.r