• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Evolucioni” politik, Ilir Meta eksperimenti më tipik në Shqipëri që “kapi për veshi amerikanët”: E filloi jetën me brekë, kështu po mbyll dhe politikën

by Java News
27/07/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti aktual Ilir Meta ka lindur në Çepan të Skraparit dhe këtë nuk ngurron ta thotë sa herë gjendet në shtrëngesë politike apo ligjore, duke deklaruar se është “malësor skraparli”.

Në Tiranë mbërriti vonë, dhe duke qënë se reforma në ushtri e nxori babain e tij ushtarak në lirim, shiste fruta, zarzavate e presh te ura mbi Lanë, u mundua që të përballojë vetë jetën.

Gjendet rastësisht në grupin e studentëve që takuan Ramiz Alinë, nuk afrohet nga PD dhe gjen “strehë” tek PS e Fatos Nanos që kërkon gjak të ri për rinovim.

Bëhet deputeti më i ri i Kuvendit në Skrapar, dhe për pak hyn në burg në mandatin e parë, për shkak se mori peng një zyrtar. Kështu thotë policia.

Ende mbetet mister fakti se arriti t’ju “shpëtojë” Berishës president në atë kohë dhe ish kreut të SHIK, Gazidedes, por më pas e akuzuan shpesh se ngritja e tij në përgjegjësi, deri nënkryetar i PS, sekretar i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe kreu i FRESSH erdhi me mbështetjen e tyre.

Pasi flaket nga Nano në 1996, nën frikën se deshi ti merrte partinë, thirret sërish pas fitores së zgjedhjeve në vitin 1997 si sekretar shteti në ministrinë e Jashtme dhe më pas zv.kryeministër i qeverisë së Pandeli Majkos.

Pasi futi Majkon në përballjen me Nanon për kreun e PS, garë të cilën e humbi, Ilir Meta nga kundërshtar i Nanos bëhet aleat dhe mandatohet për kryeministër, deri në vitin 2002, kur po Nano e rrëzoi përmes ‘katarsisit’.

Erdhi sërish zv.kryeministër e ministër i jashtëm me Nanon, për të themeluar më pas LSI nga fundi i vitit 2004 dhe për ta kaluar PS dhe Fatos Nanon në opozitë. Ndërkohë që me 4 deputetët e “artë” që fitoi në zgjedhjet e 2009 bëhet aleat me Berishën, merr postin e zv.kryeministri, e ministrit të Jashtëm, me pas dhe të Ministrisë së Ekonomisë, për të dhënë dorëheqjen pas skandalit të video-përgjimit të ish ministrit të LSI Dritan Prifti. Ngjarje që solli 21 janarin ku u vranë nga Garda 4 demonstrues!

Gjen “telat” me kreun e PS Edi Rama dhe vjen në pushtet më 2013, ku merr postin e kryetarit të Parlamentit, për t’u përplasur më pas me aleatin politik-kryetar te PS e kryetar qeverie për shkak të Reformës në Drejtësi.

Megjithatë kjo nuk e pengon Ramën që ta bëjë atë President të vendit, megjithëse këtë rol nuk e ka luajtur asnjëherë, pasi e ka përdorur në favor të LSI dhe kundër vetë Ramës, duke e sulmuar dhe duke dekretuar e zhdekretuar zgjedhjet lokale, dhe tashmë pas zgjedhjeve të 25 prillit është shkarkuar nga Kuvendit e pret Kushtetuesen që të vendosë përfundimisht.

Nuk ka munguar jo vetëm të kërcënojë Ramën, por dhe ambasadorët e SHBA, herë duke thënë se “i kap amerikanët për veshi” e herë duke bërë viktimën dhe duke deklaruar se “amerikanët do ta vrasin me raketë në Malin me Gropa, por raketa ka dhe Rusia”.

I përplasur fort me SHBA, Meta gjendet në një pozitë të vështirë, pasi ka dhe SPAK te dera.

E akuzojne se ka bere pasuri te pafundme qe nga Vila ne Gjirin e Lalzit, Pallatet ne Tirane e deri tak pasuri te tjera te vena si “rrogëtarë” shteti. Jane akuza te artikuluara nga Berisha ndaj tij, por s’po i permendim te gjitha!

Por dhe evolucioni jetësor për të ka ndryshuar. Nga një fëmijë i urtë fshati, një peshëngritës dhe njeri që donte të ikte refugjat jashtë vendit, mori të gjitha postet më të larta që ka një shtet, nga ministër tek Presidenti.

Ka evoluar dhe “luku” i tij, nga një djalë i thjeshtë fshati, në një njeri mbipeshë, në një njeri me “unaza” në stomak më pas për t’u dobësuar, nga një zyrtar i kollarisur, del tashmë me brekë dhe gotën e pijes në dorë.

Me sa duket teoria e evolucionit darvinian dhe politik gjen tek Ilir Meta personazhin e duhur për ta studiuar. Po e përcjellim këtë evolucion dhe përmes fotove që nga fëmijë e deri më tani, ku e filloi jetën pa brekë dhe po e mbyll karrierën politike me brekë. Që gjithsesi nëse drejtësia tregon anën e saj normale, një gjë duhet ta mbajë veshur, del si domosdoshmëri./JavaNews-m.j

 

Next Post
Horoskopi për nesër, e mërkurë 10 mars 2021

Beqarët e Horoskopit: Ja tre shenjat që pëlqejnë të rrinë vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Seancat gjyqësore do të transmetohen LIVE”, Rama: Paraburgimi cenon dinjitetin kombëtar sepse…

September 30, 2026
Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com